Vendimet e marra në mbledhjen plenare, 23.11.2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të tetë anëtarëve dhe në mungesë të z. Alfred Balla, si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi caktimi i përkohshëm për një periudhë tre mujore, të prokurores znj. Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë funksionin e Prokurorit pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe caktimi i përkohshëm të prokurorit z. Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.