AKTIVITETEPËR MEDIAT

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përshëndet zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj

Posted

Sot në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve e thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela, 257 prokurorë kanë votuar për dy prokurorë të cilët do të zëvendësojnë në Këshill, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani, dy anëtarë prokurorë të shkarkuar nga vettingu.

Duke vlerësuar të gjithë prokurorët të cilët kanë marrë pjesë në garën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përshëndet zgjedhjen e znj. Eloida Goxhi, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe të z. Moisi Duda, prokuror pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe ju uron suksese në përmbushjen me integritet dhe profesionalizëm të detyrës së lartë kushtetuese me të cilët janë ngarkuar, në përmbushjen e misionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të siguruar pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.