SQARIM

Pas disa keqkuptimeve lidhur me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për
caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së
Parë, Vlorë, sqarojmë si më poshtë:
Në përfundim të afatit të caktimit të përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, në mbledhjen plenare të datës 27 janar 2021,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mori në shqyrtim dy kandidatura për plotësimin e
vakancës së krijuar pas largimit të ish drejtuesit, Z. Erion Cela.
Kandidatët e propozuar, përkatësisht nga Komisioni i Karrierës dhe Anëtari
Sandër Beci ishin: Z. Aurel Zarka dhe Z. Albert Kuliçi.
Duke qënë se disa anëtarë të Këshillit, në interpretim të nenit 105/2/b të ligjit “Për
Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, shprehën rezervën se z. Kuliçi nuk
mund të kandidojë për shkak të kandidimit të tij për anëtar të Këshillit, cështja u
diskutua dhe iu nënshtrua votimit.
Në përfundim, me 5 vota pro dhe 4 vota kundër, Këshilli vendosi se Z. Kuliçi nuk
mund të kandidojë për shkak të kandidimit të tij për anëtar të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë
Pas këtij vendimi, z. Zarka mbeti kandidati i vetëm në garë. Ai u votua nga
Këshilli me 8 vota pro dhe 1 kundër për të drejtuar Prokurorinë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë, Vlorë për 3 muajt në vijim.