NJOFTIM

Sot, më 16.03.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën dëgjimore mbi procedimin disiplinor nr.104, datë 15.01.2021, filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndaj magjistratit B.M., me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Krujë.

Në seancë, Këshilli dëgjoi një përmbledhje të raportit hetimor të paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, si dhe prapësimet e subjektit të procedimit disiplinor dhe avokatëve të tij, z. Fatmir Braka dhe z. Anteo Papa. Gjithashtu, disa nga anëtarët e Këshillit iu drejtuan  palëve në lidhje me sqarimin e çështjeve dhe rrethanave, për të cilat Këshilli kishte interes.

Në përfundim të seancës dëgjimore, palët paraqitën pretendimet përfundimtare, ku nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u rikonfirmua kërkesa për procedim disiplinor si dhe propozimi për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, ndërsa nga ana e prokurorit dhe përfaqësuesëve të tij u kërkua rrëzimi i kërkesës se ILD-së, duke e cilësuar atë si të pabazuar në ligj dhe në fakte.

Në përfundim të seancës dëgjimore, Këshilli njoftoi se vendimi përfundimtar në lidhje me këtë procedim disiplinor do të merret në seancën plenare të Këshillit, e cila do të zhvillohet më 31.03.2021, ora 11.00.