Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 27.04.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line, në prani të dhjetë anëtarëve (në mungesë të z. Tartar Bazaj) si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Me propozim të Kryetarit të Këshillit dhe me miratimin e shumicës së anëtarëve të pranishëm, rendit të ditës iu shtua një pikë për caktimin e përkohshëm të z. Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë.
Me shumicë votash, Këshilli vendosi për shtatë caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, si vijon: z. Asllan Bajramaj caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet; z. Aurel Zarka caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së, Parë Vlorë; z. Ludovik Doda caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës; z. Erjon Shehaj caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë; z. Albert Murçaj caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër; z. Lorenc Mërkuri caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë; z. Genti Xholi caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë. Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Afërdita Ndoi në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës.
Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi përfundimin para afatit të kohëzgjatjes së komandimit (pranë KLP-së) të znj. Ornela Rrumbullaku, e cila caktohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, vendim që hyn në fuqi më datë 04.05.2021.
Këshilli vendosi unanimisht të ndërpresë caktimin e përkohshëm të z. Bajram Breçani, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë (më 27.04.2021) dhe caktimin e përkohshëm të z. Milan Laska, si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë (më 04.05.2021). Këto caktime kanë qenë kryer nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, duke mbajtur parasysh përcaktimet e nenit 59 dhe 160, pika 4 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në vijim, Këshilli vendosi me shumicë votash, miratimin e listës me 17 kandidatët fitues për pozicionet vakante të shpallura me datë 29.12.2020 për prokuroritë pranë gjykatave së Shkallës së Parë dhe të Apelit, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
Lista e kandidateve fitues, të cilët priten të caktohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, është si vijon:
- Xhevahir Lita, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Bajram Breçani, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë, Tiranë;
- Etien Kapo, nga Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë, Tiranë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës;
- Erion Çela, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë;
- Artur Ismailukaj, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tropojë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan;
- Ervin Beqiri, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan;
- Milan Laskaj, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Rovena Bozo, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Elvin Gokaj, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Shkodër, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës;
- Olgert Rumnici, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë;
- Edina Kurti, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës;
- Edmond Karriqi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje;
- Gentjan Habazaj, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan;
- Saimir Bahiti, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës;
- Ornela Rrumbullaku, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
- Arben Agovi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Lazer Çardaku, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, caktohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Shkodër.
Gjithashtu, Këshilli vendosi pezullimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin vakant nr. 3 (shpallur me Vendimin nr.329, datë 29.12.2020) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës; për pozicionin vakant nr. 1 (shpallur me Vendimin nr. 330, datë 29.12.2020) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; për pozicionin vakant nr. 2 (shpallur me Vendimin nr. 331, datë 29.12.2020) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; për pozicionin vakant nr. 3 (shpallur me Vendimin nr. 332, datë 29.12.2020) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Vendimi i pezullimit për vijimin e mëtejshëm të procedurës së lëvizjes paralele për këto pozicione, vjen për shkak të proceseve gjyqësore (për shkak të kërkesë-padive).
Njëkohësisht, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar verifikimin e pasurisë dhe figurës së prokurores Anita Jella, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, dhe të prokurorit Genti Xholi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë, duke u lejuar këtyre kandidatëve të vijojnë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë.
Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit: znj. Elida Hoxhaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Fier, dhe z. Hysni Mulaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Tiranë. (Një kopje e këtyre raporteve u dërgohet institucioneve të vetingut.
Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi me nëntë vota “pro” dhe një “kundër” ( znj. Esmeralda Keshi ), që z. Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë, të transferohet përkohësisht, me pëlqimin e tij, të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, nga 27.04.2021 deri më 26.10.2021.
Në fund të mbledhjes, Këshilli miratoi raportin vjetor të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020.