Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e enjte, date 27.05.2021, ora 10.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, seancën dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm, z. Olsian Çela mbi raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2020.
Gjithashtu, ditën e premte, datë 28.05.2021, ora 10.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), z. Arben Kraja do të paraqesë raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2020.
Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kanë detyrim ligjor të raportojnë, të paktën një herë në vit, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së strukturave përkatëse.
Mediat mund të ndjekin seancat në platformën Zoom në Link:
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Njoftim për mediat
