AKTIVITETEPËR MEDIAT

Vendime të marra në mbledhjen plenare të datës 03.06.2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më datë 03.06.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozimin e anëtarit të Këshillit, z. Sandër Beci dhe me miratimin unanim të anëtarëve, iu shtua rendit të ditës edhe shpallja e 5 (pesë) vendeve vakante për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Gjirokastër, Kavajë, Berat dhe Përmet. Ndërkohë, propozimi për të përfshirë në rendin e ditës shpalljen e vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, u rrëzua me 6 (gjashtë) vota të z. Gent Ibrahimi, z. Tartar Bazaj, z. Kostaq Beluri, z. Bujar Sheshi, znj. Esmeralda Keshi dhe znj. Eloida Goxhi.

Pasi u njoh me raportet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e  raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit: z. Sabri Kastrati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, të z. Ilir Turja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe znj. Blerta Hamza, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim, Këshilli vendosi me votë unanime në lidhje me renditjen e kandidatëve në garë për pozicionin e shpallur vakant sipas procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Për këtë pozicion vakant, rezulton vetëm një kandidat, z. Artan Shtrungza.

Si rezultat i kërkesës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga drejtuesja aktuale e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë, znj. Elidjana Kasa për pamundësinë e ushtrimit të detyrës së Drejtueses së Prokurorisë për shkak të gjendjes shëndetësore, Këshilli vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, z. Pierind Çukaj, për një periudhë tre mujore nga data  02.06.2021 – 01.09.2021.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Erion Çela, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Gjatë procedurës së verifikimit, është regjistruar kërkesa e z. Çela, dërguar në rrugë elektronike në adresë të Kryetarit të Këshillit dhe Komisionit të Karrierës, sipas së cilës ai deklaron heqjen dorë nga kandidimi për pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shkakun se me datë 27.04.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin e tij në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës dhe caktimin me short të Relatorit për 24 kandidatët për t’u pranuar në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021- 2022 sipas listës në vijim:

  1. Anjeza Topçi – relator znj. Esmeralda Keshi;
  2. Arbër Delilaj – relator z. Kostaq Beluri;
  3. Arisa Shkrepi – relator z. Alfred Balla;
  4. Arjeta Plaku – relator znj. Esmeralda Keshi;
  5. Artur Prenga – relator z. Kostaq Beluri;
  6. Aulona Haxhiraj – relator z. Kostaq Beluri;
  7. Briselda Zhuzhi – relator znj. Esmeralda Keshi;
  8. Brisida Leka – relator z. Alfred Balla;
  9. Elsa Gjeli – relator  z. Kostaq Beluri;
  10. Ema Lazaj – relator z. Kostaq Beluri;
  11. Enea Babameto – relator z. Kostaq Beluri;
  12. Enkelejda Mecka – relator znj. Esmeralda Keshi;
  13. Greta Dreni – relator z. Alfred Balla;
  14. Hava Memko – relator z. Alfred Balla;
  15. Ines Dani – relator znj. Esmeralda Keshi;
  16. Klerta Gjika – relator z. Kostaq Beluri;
  17. Kristi Jorgji – relator z. Alfred Balla;
  18. Mirjon Brahimllari – relator z. Alfred Balla;
  19. Olta Hadushaj – relator znj. Esmeralda Keshi;
  20. Ornela Ferhati – relator z. Alfred Balla;
  21. Rajmonda Xhelollari – relator z. Alfred Balla;
  22. Sonila Qerolla – relator znj. Esmeralda Keshi;
  23. Valbona Verzeroli – relator z. Kostaq Beluri;
  24. Vilma Hasneziri – relator znj. Esmeralda Kesh