Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Z. Luigi Soreca, vizitoi sot mbasdite Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit, Z. Gent Ibrahimi.
Në kuadër të reformës së fundit legjislative e cila ka për synim forcimin e eficencës në sistemin e drejtësisë, Z. Soreca dhe Z. Ibrahimi diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.
Ata diskutuan gjithashtu lidhur me formatimin e asistencës së ardhshme të Bashkimit Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë.