AKTIVITETEPËR MEDIAT

Vendime të marra në mbledhjen plenare të datës 22.06.2021

Posted

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 22.06.2021, mbledhjen plenare jashtë radhës, në prani të të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Bazuar në nenet 148/d pika 4, germa “a”, 149 pika 1, 149/a, pika 1, germa “b”, të Kushtetutës; në nenet 151 pika 1, germa “a”, 155 dhe 156 pika 1, të ligjit  nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; në nenet 189, pika 1, germa “a”, 164, pika 8 dhe 190, pikat 1 dhe 2, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar; nenet 4, 46 të Rregullores “Mbi funksionimin e komisionit disiplinor në zhvillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve”, miratuar me vendimin nr. 260 datë 17.11.2020, si dhe në shkresën e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 1368 prot datë 22.06.2021, nëpërmjet të cilës njoftohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,nr 40 datë 17.06.2021 dhe nr 44 datë 21,06,2021, respektivisht për caktim dhe vazhdim e masës së sigurimit personal “arrest me burg” me propozim të Komisionit Disiplinor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime, pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg”, dhënë me vendimin nr .40, datë 17.06.2021 dhe nr.44, datë 21.06.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.