Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 23.07.2021 tek Poli i Drejtësisë, duke filluar nga ora 9.00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët.
Me datë 18.05.2021, KLP ka shpallur dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Brenda afatit të përcaktuar , kanë shprehur interes dy kandidatët z. Adnan Xholi dhe znj. Dorina Bejko.
Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga ana e Komisionit të Posaçëm për ngritjen në detyrë si prokurorë në SPAK, Këshilli miratoi me vendim nr.195, datë 09.06.2021, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe mund të vazhdojnë procesin e vlerësimit e kritereve të posaçme etike dhe profesionale si më poshtë:
- Adnan Xholi
- Dorina Bejko.
Intervistat do të zgjasin rreth 30 minuta për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video nё
pёrputhje dhe nё zbatim tё regullave tё konfidencialitetit, informacionin e klasifikuar dhe
mbrojtjen e tё dhёnave personale.