Emis Çerava

Z. Emis Çerava është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej vitit 2020.
Z. Çerava është dipolmuar për Ekonomi në degën Financë-Kontabilitet në universitetin Fan. S. Noli në
Korçë.

Përpara marrjes së kësaj detyre ka një eksperiencë të gjatë prej 16 vitesh në sektorin privat dhe
publik.

Në vitet 2019 – 2020 Z. Çerava punoi si Drejtor I Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit të Sigirimeve të
Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.
Në vitet 2004 – 2019 ka punuar në sistemin bankar në pozicione të ndryshme. Pozicioni I fundit ka qenë
Drejtor I Retail në Bankën Amerikane të Investimeve.

Që prej gushtit 2021 është anëtar i Bordit të Akademisë së Studimeve Albanologjike