Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira  në kategorinë e nëpunësve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtuese”, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

  • Këshilltar – Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Departamenti i Shërbimeve Ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria-II-b

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,