KLP përshëndet zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj nga radhët e prokurorëve

Sot, në datë 15.10.2021, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve për një mandat 5 vjeçar. Ata do të zëvendësojnë në detyrë tre anëtarë prokurorë të Këshillit, Vatë Staka, prokuror nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Moisi Duda, prokuror nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe Kostaq Beluri, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme.

Para mbledhjes, kandidatët për anëtarë prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë prezantuan platformat e tyre në mënyrë elektronike në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme (www.pp.gov.al) duke i njohur kolegët e tyre dhe opinionin publik me motivimin dhe vizionin e secilit.

Në përfundim të procedurës së votimit, Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve  zgjodhi tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësues nga tre shkallët e prokurorisë:

Z.  Sokol Stojani nga Prokuroria e Përgjithshme;

Z.  Ludovik Dodaj nga Prokuroritë e Apelit;

Z. Zeqir Hoda nga Prokuroritë të Shkallës së Parë;

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu uron suksese anëtarëve të rinj në përmbushjen e detyrave të tyre kushtetuese.