Një delegacion i nivelit të lartë të drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë nga Shqipëria, zhvilluan në datat 7-12 nëntor, një vizitë në disa prej institucioneve të sistemit gjyqësor në Republikën Federale të Gjermanisë, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, si dhe në Bundestagun Gjerman në organizimi i Fondacioni Konrad Adenauer. Qëllimi i vizitës ishte njohja me organizimin, funksionimin dhe praktikat e institucioneve gjermane të drejtësisë.
Gjatë vizitës në Republikën Federale të Gjermanisë, z. Ibrahimi zhvilloi takime në Gjykatën Kushtetuese Federale Gjermane dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me përfaqësues të këtyre institucioneve, dhe në veçanti me z. Darian Pavli, Gjykatës i zgjedhur i Shqipërisë në GJEDNJ, mbi trajtimin e çështjeve kryesore të Shqipërisë të paraqitura në këtë gjykatë ndër vite. Në bashkëbisedim me të pranishmit, z. Ibrahimi paraqiti mënyrën e funksionimit dhe vendimmarrjes të institucionit që ai drejton, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur ky organ kolegjial nga konstituimi i tij, të gjitha në funksion të garantimit të pavarësisë, llogaridhënies, eficencës dhe transparencës të sistemit të drejtësisë.
Gjatë vizitës, kryetari i KLP-ë u ndal edhe në Bundestagun Gjerman, ku u takua me përfaqësues të këtij institucioni.