Vendime të marra në mbledhjen plenare të datës 17.11.2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 17.11.2021, mbledhjen plenare të radhës me praninë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani dhe të prokurores znj……..

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedimin disiplinor nr.1289/2  prot., datë 07.10.2021  dhe dhënien e masës disiplinore “Vërejtje publike”, parashikuar nga neni 107, i Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,për prokurore znj……., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ……..”.

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.