Vendime të marra në mbledhjen plenare të datës 18.11.2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 18.11.2021, mbledhjen plenare jashtë radhe.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 112 të Kodit të Procedurave Administrative, kryesisht, pas konstatimit të gabimeve materiale në dispozitivin e vendimit “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022 Znj. I.D”, vendosi korrigjimin e gabimeve materiale, në dispozitivin e vendimit nr. 363, datë 16.11.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:

1.1 Në pjesën e bazës ligjore fjalët “germa “a”, të pikës 8” bëhen “pikës 9”;

1.2 Në pikën 3 të dispozitivit, pas fjalës “D…” shtohen fjalët “dhe Shkollës së Magjistraturës”. 

1.3 Në pikën 4 të dispozitivit, fjalët “brenda 15 ditëve”, bëhen “brenda 5 ditëve”.