Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 10.01.2022, seancën dëgjimore mbi procedimin disiplinor nr. 2346 prot., datë 29.10.2021, ardhur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistrates{…}, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë {…}.
Seanca u zhvilluanë praninë e 7 (shtatë) anëtarëve, në mungesë z. Sokol Stojani, znj. Esmeralda Keshi, z. Sandër Beci dhe z. Zeqir Hoda. Në seancë ishin të pranishëm inspektorët e ILD-së, znj. Alma Tafani dhe z. Julian Zonja dhe magjistratja {…}, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë {…}.
Në nisje të seancës, kryetari z. Gent Ibrahimi informoi Këshillin se anëtarët Keshi dhe Stojani kanë paraqitur deklarimin e papajtueshmërisë, për shkak të konfliktit të interesit.
Në seancën e datës 28.12.2021, prokurorja subjekt i procedimit disiplinor, ka paraqitur pranë Këshillit një raport mjekësor, ku për shkak të gjendjes shëndetësore, ka kërkuar shtyrjen e seancës. Sot, në nisje të seancës, prokurorja {…}i kërkoi përsëri Këshillit shtyrjen e seancës duke thënë se gjendja e saj shëndetësore post Covid nuk është përmirësuar dhe për këtë shkak, e bën të pamundur përballimin e seancës së sotme.
Pasi dëgjoi pretendimet e prokurores, Inspektorja e ILD-së, znj. Alma Tafani, insistoi në zhvillimin e seancës ditën e sotme, për sa kohë prokurorja {…} nuk i ka paraqitur Këshillit një vërtetim për pamundësinë shëndetësore.
Në përfundim, Këshilli vendosi të caktojë datën 20.01.2022, ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore mbi procedimin disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë {…}.