Z. Sokol Stojani është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është një mandat me afat pesë vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2021 deri në dhjetor 2026. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës përgjatë periudhës 1989 – 1993, ku është diplomuar si jurist.
Z. Sokol Stojani nga muaji shkurt i vitit 2020 e deri në dhjetor 2021, moment në të cilin është zgjedhur si anëtar i KLP-së ka ushtruar funksionin: Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional. Ai është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme si prokuror në vitin 2008, ku më pas, në periudha të ndryshme ka drejtuar drejtoritë kryesore të institucionit (Drejtorinë e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Drejtorinë Gjyqësore, Drejtorinë Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve dhe të Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, si dhe prokuror pranë Drejtorisë Gjyqësore.
Ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë Shqiptare që në vitin 1993, si prokuror në prokurorinë e rrethit Bulqizë dhe nga viti 1995 deri në 2008 në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.
Z.Stojani ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës përgjatë periudhës 1989 – 1993, ku është diplomuar si jurist.
Ai ka një kontribut të spikatur përgjatë karrierës së tij të gjatë mbi 28-vjeçare, në sistemin e prokurorisë shqiptare. Është vlerësuar maksimalisht nga agjencitë ligjzbatuese vendase dhe ato ndërkombëtare. Z. Stojani ka ndjekur një sërë kualifikimesh pasuniversitare, përgjatë karrierës së tij në fushën e drejtësisë.