Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e hënë, më 07.02.2022, në mbledhjen plenare të radhës, e cila u mbajt në kushtet e kuorumit, për shkak të mungesës së katër anëtarëve të Këshillit, konkretisht: z. Alfred Balla, z. Bujar Sheshi, z. Sandër Beci dhe z. Zeqir Hoda.
Seanca disiplinore në lidhje me shqyrtimin e procedimit disiplinor, filluar mbi bazën e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), ndaj dy magjistratëve F.G dhe M.L, është shtyrë për në datën 16.02.2022, në orën 11.00.
Më pas mbledhja vijoi normalisht, me leximin dhe miratimin e projekt-aktit për një shtesë në Vendimin Nr. 81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.
Këshilli vendosi që përfitimi financiar deri në masën 50%, për prokurorin në fjalë, të pezullohet deri në momentin që vendimi i shkarkimit të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të marrë formë të prerë.
Për tu informuar në lidhje me regjistrimin audio të mbledhjes, klikoni këtu.