Njoftim për Media

Seancë Dëgjimore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 16.02.2022, seancën dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë,  ndaj 2 (dy) magjistratëve M.L dhe F.G.

Seanca është mbajtur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në prani të dy magjistratëve, përfaqësueses së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, znj. Elena Pelushi si dhe anëtarëve të Këshillit.

Në fjalën e tij hyrëse, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi, pasi shpjegoi të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komisioni Disiplinor lidhur me këtë procedurë, i dha fjalën përfaqësueses së ILD-së, për të pasqyruar parashtrimet.

Në kërkesën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë doli në përfundimin se të dy prokurorët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kishin cënuar imazhin e prokurorit dhe besimin ndaj publikut. Për këtë arsye, ILD ka kërkuar masën disiplinore ‘ Vërejtje Publike’.

Pasi u njohën me kërkesën e ILD-së, dy magjistratët depozituan provat e tyre dhe më pas iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve nga anëtarët e Këshillit.

Në përfundim të seancës, Këshilli u tërhoq për të marrë një vendim në lidhje me pranimin e kërkesës për masë disiplinore, të cilin njoftoi se do ta shpallë më datë 24 shkurt 2022, në orën 11.00.

Për t’u njohur me regjistrimin audio të mbledhjes, klikoni këtu