NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 24.02.2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar ditën e sotme, më 24.02.2022, mbledhjen plenare të radhës, nën drejtimin e zëvendës-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Alfred Balla.

Mbledhja ka nisur me miratimin e proces-verbalit të mbledhjes së datës 15.02.2022, për të vijuar më pas, me paraqitjen e raportit vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, për vitin 2021.

Këshilli ka miratuar unanimisht dy (2) caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, respektivisht për z. Julian Çafka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe z. Pierind Çukaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Pasi u njoh me relacionin përkatës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Fahrije Vata, kandidate për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Gjithashtu, bazuar në relacionin shpjegues të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, u vendos unanimisht miratimi i lejes së papaguar për znj. Eranda Laze, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për periudhën nga 01.03.2022 deri më 30.06.2022.

Sa i takon miratimit të tre rregulloreve të parashikuara në rendin e ditës, Këshilli vendosi të rrëzojë miratimin e rregulloreve për ‘Për vlerësimin e prokurorëve’ dhe atë për “Parandalimin e konfliktit të interesit dhe deklarimin e pasurisë në ushtrimin e funksioneve publike në Këshillin e Lartë të Prokurorisë’, duke i kthyer ato për rishqyrtim.

Ndërkohë, u miratua unanimisht rregullorja për “Standardet e Etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve’.

Për tu njohur me audion e mbledhjes, ju lutemi klikoni këtu.