Siç ishte lajmëruar edhe gjatë seancës dëgjimore paraprake, të zhvilluar më 16 shkurt 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpalli sot, më 24.02.2022, vendimin në lidhje me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masë disiplinore ndaj magjistratit F.G, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ndaj magjistratit M.L, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Me propozim të Komisionit Disiplinor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi me shumicë votash, për ‘Rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistratit F.G dhe magjistratit M.L.’
Sipas detyrimit ligjor, vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe dy (2) magjistratëve, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e shpalljes.