Takim i kreut të KLP-së me kreun e KPK-së

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Alfred Balla zhvilloi sot, më 15 prill 2022, një takim me Kreun e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zonjën Pamela Qirko, ku në fokus të tij ishte vijueshmëria e bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së misionit të institucioneve respektive.


Zoti Balla siguroi zonjën Qirko, në emër të institucionit që drejton, për kryerjen me përgjegjësi të lartë institucionale të raporteve të vlerësimit profesional të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, si hallkë e qënësishme e vendimmarrjeve të procesit të rivlerësimit kalimtar (vetting).