Takim i kreut të Keshillit të Lartë të Prokurorisë me një grup përfaqësuesish të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Armenisë.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Alfred Balla, në praninë e Zv. Kryetarit të Këshillit zoti Tartar Bazaj, si dhe dy anëtarëve të tjerë të Keshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Zeqir Hoda si dhe zoti Ludovik Dodaj, zhvilloi një takim zyrtar sot, më 26 prill 2022 me një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë të Republikës së Armenisë, konkretisht:

Zonja Haykuhi Harutyunyan, Kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Armeni,

Zoti Talul Tadevosyan,Specialist nga Departamanti i Politikave Kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë, Armeni,

Zoti Aramayis Pashinyan, Anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit të Armenisë,

Zonja Tatevik Khachatryan, ekipi i TA, Eksperte kryesore kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e opinioneve lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës shqiptare në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet  lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve, si dhe rezultatet e  sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit. Shteti Armen është në fazën e reformimit të sistemit të prokurorisë dhe shembulli shqiptar i reformimit është një objektiv për t’u marrë parasysh.