Kryetari i këshillit të lartë të prokurorisë priti në një takim zyrtar kryetarin e prezencës së osbe-së në shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zoti Alfred Balla priti sot në një takim zyrtar kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Zoti Balla pas shpalosjes së vizionit të Këshillit nën drejtimin e tij si kryetar, i shprehu falënderimet Ambasadori Del Monaco, për mbështetjen institucionale të deritanishme.

Ambasadori Del Monaco, duke uruar së pari Kryetarin për detyrën e re, i shprehu gatishmërinë e vijimit të mbështetjes së Këshillit, në disa fusha të ndryshme të veprimtarisë së tij.

Konkretisht, mbështetja me infrastrukturë të nevojshme, ndihmesa me ekspertizë ligjore për draftime ligjore të ndryshme apo për rregulloret si pjesë thelbësore e mbarëvajtjes së sistemit, si dhe shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet specialistëve me përvojë të fushës edhe nëpërmjet vizitave studimore, ishin çështjet kryesore të trajtuara në këtë takim.