Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e enjte, datë 12.05.2025, ora 10.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Arben Kraja, i cili do të paraqesë raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.
Gjithashtu, ditën e hënë, datë 16.05.2021, ora 12.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Larë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela, do të paraqesë raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021.
Këto raportime bëhen në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit Nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për të raportuar të paktën një herë në vit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së strukturave të sipërcituara.