NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 02.06.2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilloi ditën e enjte, më 2 qershor 2022, seancën plenare të radhës, në prani të 10 (dhjetë) anëtarëve, si dhe të përfaqësuesve të medias e Programit OPDAT.

Nën drejtimin e Kreut të KLP-së, zotit Alfred Balla, si dhe me propozim të tij, mbledhja ka nisur me miratimin e procesverbaleve të seancave plenare të datave 09.05.2022, 19.05.2022 dhe 26.05.2022.

Në zbatim të rendit të ditës të parashikuar në axhendë, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, u diskutua projektakti për hapjen e garës për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Fier, Lushnje, Përmet, Pogradec, Pukë dhe Sarandë. Këshilli vendosi me shumicë votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante për Drejtues, përmes procedurës së ngritjes në detyrë, përvec Prokurorisë së Pukës.

Më pas, Këshilli miratoi 2 (dy) caktime të përkohshme, atë për caktimin e prokurorit Genci Mane, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, si dhe caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për një periudhë 5-ditore. 

Mbledhja ka vijuar me miratimin e projektaktit për qëndrimin në detyrë të zotit Kasëm Berberi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç dhe, miratimin e projektaktit për përfundimin e procedurës së transferimit me pëlqim në pozicionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Këshilli, më tej miratoi unanimisht 4 (katër) raporte për “Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit” konkretisht, zonjës Deniona Katro, zonjës Shqiponja Milla, zotit Julian Xhengo dhe zotit Hyrjet Lamaj.

Në vijim Këshilli, pasi u njoh me relacionin e propozuar nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, miratoi projektaktin për fillimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës, së kandidatit Arens Çela, në kuadër të kandidimit në procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Më pas, është hedhur edhe shorti për caktimin e anëtarit Relator, nga i cili u zgjodh anëtari i Këshillit, zoti Ludovik Dodaj.

Në vijim, Këshilli vendosi të miratojë projektaktin për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022 – 2023, si dhe hodhi shortin për caktimin e anëtarit Relator për fillimin e procedurave. Në përfundim të shortit, u caktuan relatorët si më poshtë:

  1. Alba Meta                   Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  2. Anisa Giu                    Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  3. Ankela Dake               Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  4. Antonio Doda             Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  5. Artid Canaj                 Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  6. Blerina Karaj               Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  7. Brikena Mile               Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  8. Bruno Stërmasi           Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  9. Denada Xherra            Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  10. Elda Goxhaj                Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  11. Elida Grabovari           Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  12. Elisa Çela                    Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  13. Enkelana Shala           Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  14. Eva Zeneli                   Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  15. Fabjola Llaha              Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  16. Gerando Skreli            Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  17. Irma Velo                    Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  18. Ismet Dervishi            Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  19. Iva Hoxha       `           Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  20. Klejdi Mullai               Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  21. Lixhers Mali                Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  22. Malbora Dinaj             Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  23. Marilda Frashëri          Relator-anëtarja, zonja Nurihan Seiti
  24. Masila Lulaj                Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  25. Miklevana Qema        Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  26. Rej Beqiraj                  Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  27. Roland Paja                 Relator-anëtar, zoti Zeqir Hoda
  28. Skerdi Sinanaj             Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj
  29. Teuta Pisku                 Relator-anëtar, zoti Ludovik Dodaj

Gjatë mbledhjes plenare së sotme, u diskutua projektakti për miratimin e programit që përcakton listën e prokurorëve, për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional përgjatë vitit 2022, ku Këshilli mori vendim për ta kthyer në komision dhe për ta diskutuar/miratuar në mbledhjen e ardhshme plenare ditën e hënë, datë 06.06.2022, ora 12:00. 

Këshilli pas diskutimesh, me shumicë votash vendosi të rrëzojë propozimet e anëtarit, zotit Zeqir Hoda, për ndryshime në rregulloren mbi caktimet e përkohshme të prokurorëve.

Në përfundim Këshilli diskutoi mbi Vendimin Nr.36, datë 24.05.2022, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë i cili ka mbërritur sot në Këshill i arsyetuar.

Ky vendim trajton padinë e një kandidate prokurore e cila, nuk ka mundur të fitojë në garën për në Prokurorinë e Posaçme të zhvilluar nga Këshilli në fund të vitit 2021, dhe ka paditur KLP-në. Në diskutimet e tyre anëtarët analizuan faktin se vendimi përmban tre qëndrime nga tre anëtarët e trupit gjykues (njëri anëtar për pavlefshmëri absolute të vendimeve të KLP-së, njëri anëtar për shfuqizim të vendimeve dhe anëtari relator për trajtimin e padisë si padi që nuk mund të ngrihej). U diskutua për ushtrimin e Rekursit në Gjykatën e Lartë ndaj këtij vendimi, në kushtet e zbatimit të keq të ligjit nga gjykata, së bashku me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.