Kryetari i Këshillit, zoti Alfred Balla, ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar, sot më datë 06 qershor 2022, mbi analizën vjetore të punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit Vlorë.
Në këtë takim morën pjesë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të strukturave raportuese si dhe zoti Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Z.Gentian Berberi, si dhe Zv/Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, zoti Enkel Peza.
Drejtuesi i Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, zoti Aurel Zarka dhe Drejtuesi i Caktuar Përkohësisht i Prokurorisë së Apelit Vlorë, zoti Kleanth Zeka raportuan lidhur me aspektet e veprimtarisë së strukturave të cilat drejtojnë, mbi organizimin e brendshëm, gjendjen, progresin, problematikat dhe mbështetjen që synohet.
Në fjalën përshëndetëse gjatë kësaj analize vjetore, kryetari i KLP-së, zoti Balla, përgëzoi për volumin e madh të punes hetimore të kryer, nga të dyja prokuroritë raportuese, si dhe ftoi të gjithë prokurorët të kandidojnë për vendet e shpallura për ngritje në detyrë në prokuroritë e Fierit, Lushnjes, Beratit, Pogradecit, Sarandës etj. Ai theksoi se duhet një bashkëpunim më i mirë mes këtyre dy organeve për të diskutuar rregullisht problematikat e dala gjatë zbatimit në praktikë të ligjeve të reformës në drejtësi.
Kryetari i këshillit të lartë të prokurorisë merr pjesë në analizën vjetore të punës së prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe apelit vlorë, për vitin 2021
