Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilloi ditën e mërkurë, më 8 qershor 2022, seancën plenare të radhës, në prani të 10 (dhjetë) anëtarëve dhe të ftuarëve përfaqësues nga programi OPDAT.
Në respektim të rendit të ditës, u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit të prokurorëve sipas listës së aneksit Nr.2, të Vendimit Nr.141, datë 06.06.2022, për “Miratimin e planifikimit tremujor të vlerësimit etik dhe profesionale individual të prokurorëve, përgjatë vitit 2022”.
Në përfundim të shortit u konkludua:
Prokurori | Relator, Anëtari i Këshillit | Këshilltari Ligjor | Periudha |
Elsa Miha | zonja Nurihan Seiti | zoti Artur Cara | Tremujori Irë |
Albert Kuliçi | zoti Zeqir Hoda | zoti Arjan Muça | Tremujori Irë |
Alma Bramo | zonja Nurihan Seiti | zoti Mihallaq Bleta | Tremujori IItë |
Marjeta Zaimi | zoti Zeqir Hoda | zoti Arjan Muça | Tremujori IItë |
Endrit Bimi | zonja Nurihan Seiti | zonja Vitjuna Mata | Tremujori Irë |
Denisa Asko | zoti Zeqir Hoda | zoti Erjon Pano | Tremujori Irë |
Elidon Hysenaj | zoti Ludovik Dodaj | zoti Artur Cara | Tremujori IItë |
Anton Pali | zoti Ludovik Dodaj | zoti Erjon Pano | Tremujori IItë |
Drini Pali | zoti Ludovik Dodaj | zoti Mihallaq Bleta | Tremujori Irë |
Blerta Hamza | zonja Nurihan Seiti | zonja Vitjuna Mata | Tremujori IItë |
Periudha e vlerësimit e përcaktuar në vendim i përket, 6 (gjashtë) mujorit të dytë të vitit aktual, 2022.