Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e martë, më 05.07.2022, mbledhjen plenare të radhës, në prani të 8 (tetë) anëtarëve të Këshillit, në mungesë të zotit Tartar Bazaj dhe zotit Sokol Stojani, dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT.
Mbledhja nisi sipas rendit të ditës me hedhjen e shortit për caktimin e relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtues shpallur me vendimin Nr.152, datë 27.06.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Në përfundim të shortit u caktuan relatorët si më poshtë:
1. Ervisa Hyka Relator anëtar, zonja Nurihan Seiti
2. Genci Mane Relator anëtar, zoti Ludovik Dodaj
3. Elida Hoxhaj Relator anëtar, zonja Nurihan Seiti
4. Çlirim Sino Relator anëtar, zoti Zeqir Hoda
5. Elion Mustafaj Relator anëtar, zoti Ludovik Dodaj
6. Suela Beluli Relator anëtar, zoti Zeqir Hoda
Më pas u hodh shorti për caktimin e relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicion drejtues shpallur me vendimin Nr.153, datë 27.06.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Në përfundim të shortit u caktuan relatorët si më poshtë:
1. Ilir Hoxha Relator anëtar, zoti Zeqir Hoda
2. Kledian Llaho Relator anëtar, zoti Ludovik Dodaj
Në përfundim të seancës plenare, u miratuan unanimisht projektaktet për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për pozicionet drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe asaj Sarandë.