Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e mërkurë, më 27.07.2022, mbledhjen plenare të radhës në prani të 8 (tetë) anëtarëve të Këshillit, në mungesë të Kryetarit, zotit Alfred Balla, si dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT.
Mbledhja u drejtua nga Zëvendëskryetari zoti Tartar Bazaj dhe nisi me miratimin e përmbledhëseve të procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.06.2022, 05.07.2022 dhe 12.07.2022.
Në vijim, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, pas dakordësimit ndërmjet vetë magjistratëve të emëruar për përcaktimin e prokurorive për ushtrimin e detyrës u miratuan projektaktet e caktimit në detyrë sipas listës si më poshtë vijon:
- Denis Hyka Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje;
- Matilda Fetau Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin;
- Entela Hasmujaj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
- Iva Harka Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë;
- Matilda Peza Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
- Ndriçim Halilaj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
- Besmira Vishe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
- Vasjana Postol Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë;
- Ajkuna Anxhaku Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
- Albulena Kuliçi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
- Eni Çulli Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat;
- Leonard Suçi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë;
- Esmeranda Basho Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
- Ledjana Shkurti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë;
- Alban Syri Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec;
- Denisa Plaku Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Gjirokastër;
- Blerina Musabelliu Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
- Redona Ndoni Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës;
- Griselda Haxhiaj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës;
- Armida Kaçi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë;
- Alisa Spahja Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër;
- Urim Kalia Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër
Më pas, Këshilli miratoi Rregulloren “Për ngritjen në detyrë në shkallët më të larta në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, dhe shtyu për miratim në mbledhjen e ardhshme plenare miratimin e projektaktit për disa ndryshime në Rregulloren “Për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”.
Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës u miratua nga Këshilli, projektakti për njw ndryshim në vendimin Nr.157, datë 27.06.2022, të Këshillit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të shkollës së magjistraturës”, duke zëvendësuar zonjën Rovena Bozo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me zotin Elio Mazreku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën korrik-tetor 2022, si udhëheqës i praktikës profesionale për kandidaten për magjistrat, zonjën Julinda Gjika.
Me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi projektaktin për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së prokurorit Çlirim Sino, kandidat për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Në përfundim, Këshilli me propozim të Komisionit për Planifikimin Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, miratoi projektaktin për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.