NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 29.09.2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e enjte, më 29.09.2022, mbledhjen plenare të radhës, në prani të 8 (tetë) anëtarëve të Këshillit, dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT.

Mbledhja nisi sipas rendit të ditës me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 16.09.2022.

Në këtë seancë plenare u miratuan projektaktet për:

– caktimin e përkohshëm të prokurorit Dritan Gripshi, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat;

– caktimin e përkohshëm të prokurorit Neritan Hoxha, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec;

– caktimin e përkohshëm të prokurorit Xhevahir Lita në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Gjithashtu, u miratuan projektakti për miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Genci Mane, si dhe mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatit Arens Çela për Drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Lidhur me projektaktin për miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Kledian Llaho, për arsye se procesi i verifikimit ende nuk ka përfunduar, me propozim të komisionit përgjegjës, Këshilli mori vendimin për shtyrjen e diskutimit të tij në momentin e konkludimit.

Me qëllim vazhdimin e procedurës së zgjedhjes së drejtuesit të Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë u realizua hedhja e shortit mes anëtarëve të Komisionit të Karrierës nga ku, në mënyrë rastësore, u përzgjodh zoti Bujar Sheshi.

Këshilli i Lartë i Prokurisë miratoi gjithashtu vendimin për miratimin e projektaktit për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren “Për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”.

Në seancën plenare u miratuan edhe relacionet mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023,  konkretisht:

– Miklevana Qema

– Elisa Çela

– Brikena Mile

– Enkelana Shala

– Eva Zeneli

– Iva Hoxha

– Malbora Dinaj

– Ismet Dervishi

– Lixhers Mali

– Klejdi Mullai

– Gerando Skreli

– Rei Beqiraj

– Alba Meta

Në përfundim të miratimit të relacioneve mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, Këshilli miratoi edhe vendimin për listën pjesore të 13 (trembëdhjetë) kandidatëve për të cilët është vendosur lejimi i kandidimit për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në këtë vit akademik, i cili i njoftohet edhe Shkollës së Magjistraturës.