Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e martë, më 11.10.2022, mbledhjen plenare të radhës, në prani të 9 (nëntë) anëtarëve të Këshillit, të përfaqësuesve të misionit OPDAT dhe medias.
- Mbledhja nisi sipas rendit të ditës me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 29.09. 2022.
- Në këtë seancë plenare u miratuan projektaktet mbi:
- caktimin e përkohshëm të z.Lazër Çardaku, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
- caktimin e përkohshëm të z.Moisi Duda në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
- caktimin e përkohshëm të z. Kledian Llaho në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
- caktimin e përkohshëm të z.Julian Çafka në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
- caktimin e përkohshëm të z.Asllan Bajramaj në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
- Këshilli caktoj zotin Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
- Gjithashtu në këtë seancë plenare u miratua relacioni për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Ilir Hoxha, kandidat për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
- U miratuan dhe projektaktet mbi caktimin e përkohshëm të znj. Irena Çunoti, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe mbi caktimin e përkohshëm të znj. Elidjana Kasa, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Në vijim, u miratuan projektaktet për miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar Pali Deçolli dhe Armida Hamiti.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjithashtu vendimin për miratimin e Rregullores “Për marrëdhënien e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Mediat”.
- Në këtë mbledhje të radhës u miratua një ndryshim në vendimin e KLP-së, Nr.157, datë 27.06.2022, “Për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistrat të Shkollës së Magjistraturës” i ndryshuar, lidhur me zëvendësimin e prokurorit udhëheqës për zhvillimin e praktikës profesionale për kandidaten për magjistraten Nertila Miftaraj.
- Në seancën plenare u miratuan edhe relacionet mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, konkretisht:
- Zonja Blerina Karaj
- Zonja Fabjola Llaha
- Zonja Irma Velo
- Zonja Masila Lulaj
- Zoti Roland Paja
- Zonja Teuta Pisku
10. Në përfundim Këshilli miratoi edhe vendimin për listën pjesore të 6 (gjashtë) kandidatëve për të cilët është vendosur lejimi i kandidimit për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në akademik 2022-2023.