NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 24.10.2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në prezencë të 10 anëtarëve, si dhe të ftuar përfaqësues nga Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe media, u mblodh në seancë plenare të zakonshme, sot më datë 24.10.2022, ora 10.00.

Këshilli si fillim i uroj mirëseardhjen, zonjës Arta Mandro si anëtarja më e re e KLP-së e zgjedhur nga bota akademike.


Në këtë seancë u miratuan aktet si më poshtë:

  1. Procesverbali i Seancës Plenare të datës 11.10.2022.
  2. Caktimi i përkohshëm i prokurorit Kujtim Basha, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës.
  3. Raporti për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, prokurores Suela Beluli.
  4. Relacionet mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, Skerdi Sinanaj, Bruno Stërmasi, Artid Canaj, Marilda Frashëri, Denada Xhera, dhe Ankela Dake, së bashku me listën pjesore të këtyre kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023.
  5. Vendimet për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) të prokurorëve Ornela Rrumbullaku, Gëzim Spahiu, Gentian Habazaj dhe Eliora Elezi.
  6. Një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.207, datë 18.06. 2021, “Për përbërjen e komisioneve të përhershëm dhe anëtarët zëvendësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë:”, ku zonja Arta Mandro zë vendin e ish anëtarit Sandër Beci”.