Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e enjte, më 10.11.2022, mbledhjen plenare të radhës në prani të 11 anëtarëve të Këshillit, si dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT.
-Mbledhja nisi me urimin e mirëseardhjes ndaj anëtares me të re zonjës Ledina Riza dhe vijoi me miratimin e përmbledhëses së procesverbalit së seancës plenare të datës 24.10.2022.
-Në vijim, me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Veprimtarisë Etike dhe Profesionale u miratuan raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit:
- Miranda Bushi
- Elion Mustafaj
- Kledian Llaho.
-Gjithashtu, Këshilli miratoi relacionin mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatit për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonjës Elda Goxhaj, si dhe listën pjesore përkatëse.
-Me propozim të Komisionit për Planifikimin Strategjik, të Administrimit dhe Buxhetit miratoi relacionin për:
- veprimtarinë jashtë funksionit të prokurores Enkeleda Millonai dhe prokurorit Adnan Xholi.
-Lidhur me kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, Këshilli nuk e mori në shqyrtim pas shprehjes së vullnetit të tij e Komisionit për tërheqje nga kjo kërkesë.
-Këshilli me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, miratoi projektaktet për:
- Mbarimin e statusit të magjistrates Ida Ahmetlli;
- Shpalljen e një vendi vakant për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
- Zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit si anëtar përfaqësues për komunikimin me median;
- Një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.207, datë 18.06.2021, “Për përbërjen e komisioneve të përhershëm dhe anëtarët zëvendësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.( i ndryshuar)”;
- Një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.157, datë 27.06.2022, “Për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistrat të Shkollës së Magjistraturës”, dhe caktimin e zonjës Ledina Riza si anëtare në Komisionin e Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, si dhe si anëtare zëvendësuese në Komisionin e Disiplinës, e cila zëvendëson në këto pozicione ish anëtarin zotin Ludovik Dodaj.