NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 21.11.2022

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në seancë plenare të planifikuar në prani të 11 anëtarëve, përfaqësuesit të misionit OPDAT dhe medias e miratoj vendimet si më poshtë:

-U miratua Rregullorja “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve të komanduar pranë KLP-së”.

-U miratua vendimi, “Për verifikimin e kushteve të kandidimit për kandidatët që kanë aplikuar për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme” dhe konkretisht u lejua vijimi i garës për të tre kandidatët: z.Altin Dumani, z.Adnan Xholi dhe z.Edvin Kondilli. Për datën e intervistave me kandidatët dhe votimin për ta, do njoftohet në një moment të dytë.

-U  miratua Raporti për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit”, të zotit Ritvan Suka.

-U konsiderua i përfunduar verifikimi i pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonjës Elida Grabovari si dhe u lejua për vijimin e Shkollës së Magjistraturës.

-U konsiderua i përfunduar verifikimi i pasurisë dhe figurës të kandidatit për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zotit Antonino Doda si dhe u vendos ndalimi i tij për të vazhduar Shkollën e Magjistraturës.

-U miratua lista pjesore e kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023.

-U miratua vendimi “Për pezullimin e procedurës disiplinore ndaj magjistratit E.R”

-U miratuan vendimet për caktimin e përkohshëm të prokurorit Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe të prokurorit Genci Mane, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

-U miratua procesverbali i Seancës Plenare të datës 10.11.2022

-U vendos që Kryetari i KLP-së të ngrej një grup pune mbi mundësinë e disa amendimeve në regulloren e marëdhënieve të medias me KLP-në, të propozuara nga media.