Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë z.Alfred Balla së bashku me anëtaren e Këshillit, prokuroren Eloida Goxhi, ishin në përbërje të delegacionit të Shtetit Shqiptar që raportoj në datat 24-25 Nëntor 2022 në Bruksel përpara zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian, mbi arritjet e deritanishme të sistemit gjyqësor e prokurorial.
Në këtë delegacion morën pjesë edhe shumë drejtues të tjerë të institucioneve të larta të drejtësisë dhe atyre të pavarura si Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Metani, Kryetarja e KLGj-së znj.Llagami, Kryetarja e KPA-së znj.Shtylla, Kryetarja e KPK-së znj.Qirko, Inspektorja e Përgjithshme e ILDKPKI-së zonja Bashari, Kryetarja e GjKKKO-së Znj. Irena Gjoka, Drejtorja e BKH-së znj.Hajna, Kryenegociatorja e Shqipërisë znj.Dhuka, Zv.Ministre e Drejtësisë znj.Pirdeni etj. Pas raportimeve seicili zyrtar ju përgjigj pyetjeve të palës Europiane. Konkluzioni për përmbushjen e detyrave që kanë të bëjnë me këtë kapitull (23), nga pala Europiane pritet të jepet gjatë pranverës 2023.