NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 30.11.2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot më datë 30/11/2022, zhvilloi mbledhjen plenare në prezencë të 11 Anëtarëve të Këshillit si dhe të përfaqësuesit nga Programi OPDAT.

Gjatë mbledhjes u miratuan aktet si më poshtë:

-U miratua Procesverbali i Seancës Plenare të datës 21.11.2022.

-U miratua rregullorja “Për vlerësimin e prokurorëve në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit”.

-Këshilli miratoi aktin “Për miratimin e programit për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve si dhe planifikimin tremujor të vlerësimit etik dhe profesional individual të prokurorëve, përgjatë vitit 2023”. Këshilli vendosi që shorti për prokurorët përkatës që do jenë pjesë e vlerësimit për vitin 2023, do të zhvillohet nesër më datë 01.12.2022, ora 11.00.

-Këshilli miratoi raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, zotit Naim Tota .

-Këshilli miratoj vendimin “Për veprimtarinë jashtë funksionit të prokurorit Ylli Pjetërnikaj.”