Tiranë, 5 dhjetor 2022
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Zoti Alfred Balla ishte i pranishëm sot në mjediset e Institucionit të Presidencës, ku paradite në orën 10:00 u zhvillua procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që do të zhvillojë veprimtarinë përgjatë vitit 2023.
Në këtë procedurë morën pjesë gjithashtu edhe Avokatja e Popullit, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri e misioni Amerikan OPDAT.
Në mes të të përzgjedhurve shorti i ra edhe prokurorëve:
Z.Arqilea Koça Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme.
Znj.Arta Marku Prokurore në Prokurorinë e Apelit.
Z.Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit.
Si anëtar zëvendësues shorti përzgjodhi dhe dy prokurorët:
Znj.Alma Muça nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Z.Moisi Duda, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.
