NJOFTIM PËR MEDIA “EMËRIMI I DREJTUESIT TË RI TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi zhvilloi sot në datën 16.12.2022 seancën dëgjimore ku u drejtuan edhe pyetjet përkatëse kandidatëve Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, si dhe pasi votoi në rend alfabetik seicilin prej tyre nga ku rezultoi se kandidati Adnan Xholi mori 1 votë, kandidati Altin Dumani 5 vota dhe kandidati Edvin Kondili 4 vota, vendosi që Zoti Altin Dumani të emërohet Drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mandati i zotit Dumani si Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të jetë 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhje, duke filluar nga data 19.12.2022 deri më datë 18.12.2025.