HYSEN KETA

Zoti Hysen Keta është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik

Aktualisht mban postin e Këshilltarit të Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorise, i komanduar me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, më 13.04.2022, për një mandat 5-vjeçar.

Në vitet 1979 deri 1992 ka punuar në detyrën e hetuesit, në hetuesinë e Sarandës, Tiranës dhe në Hetuesinë e Përgjithshme.

Nga viti 1992 deri në nëntor 1993 ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, nga ku është larguar me kërkesë të tij. Përveç funksionit të prokurorit, gjithashtu gjatë viteve 1993-1998, ka ushtruar profesionin e avokatit.

Ka rifilluar detyrën e prokurorit në vitin 1998, si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deri me datë 07.09.2014.

Për periudhën 01 prill 2004 – 05 maj 2004 është komanduar  prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Nga data 08.09.2014 – 08.01.2015 ka qenë i komanduar Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga data 12.01.2015 deri më datë 30.08.2017, është transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërsa nga data 31.08.2017 deri më datë 25.07.2019, është caktuar përkohësisht Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Per kontakte me keshilltarin e etikes lutem kontaktoni email: hysen.keta@klp.al ose etika@klp.al