Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në seancën e sotme plenare datë 19.12.2022, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Programi OPDAT.
Aktet që u miratuan në seancën e sotme janë:
1.Miratimi i procesverbaleve të Seancës Plenare të datës 30.11.2022 dhe 02.12.2022.
2. Miratimi i “Raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, zotit Olger Eminaj”.
3. Caktimi i përkohshëm i prokurorëve Dritan Gripshi, Rifat Kojku, Elion Mustafaj, Neritan Hoxha, dhe Xhevahir Lita në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Dibër, Lushnje, Pogradec dhe Kukës.
4.Caktimin e përkohshëm të prokuroreve Pranvera Gruda dhe Elida Hoxhaj në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër e Vlorë.
5. Caktimin e përkohshëm të prokurorit Kleanth Zeka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
6.Caktimin e përkohshëm të prokurorëve Isa Jata dhe Kasëm Berberi në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
7. Miratimin e relacionit, “Për Mbarimin e statusit të Magjistratit E.K”
8. Miratimin e relacionit, “Për fillimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për një vend vakant në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër” dhe hedhjen e shortit ku u zgjodh zoti Bujar Sheshi relator.
9. Shpalljen e pesë vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
10. Pezullimin e procedurës disiplinore ndaj Magjistratit E.K.
11. Pikat 2, 3, 4 të rendit të ditës, në lidhje me një ndryshim nw listën e prokurorëve që do I nënshtrohen kontrollit professional përgjatë vitit 2023, shortimit të relatorëve dhe programit tremujor, me kërkesë të Komisionit përkatës u tërhoqën nga rendi I ditës dhe u la të trajtoheshin në një moment të dytë.