Kreu i KLP-së zoti Balla, kreu i ILD-së zoti Metani, kreu i KLGj-së zonja Llagami dhe anëtarja e KLGj-së zonja Luli zgjodhën këtë fund viti të festojnë me fëmijë jetim të Shtëpisë së Foshnjës Tiranë. Me kontributin e tre institucioneve u mblodhën të ardhura për t’u blerë fëmijëve dhurata e veshmbathje. Në një ambjent festiv me recitime, këngë e animacion, fëmijët kaluan disa momente të ngrohta familjare. Faleminderit dhe drejtuesve të institucionit që bashkëpunuan për organizimin e kësaj feste, për një ditë ndryshe.
Festime me fëmijët jetimë të “Shtëpisë së foshnjës” Tiranë.
