NJOFTIM PËR MEDIA Seanca plenare datë 16.01.2023

Sot në datë 16.01.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh në seancë plenare. 

Vendimet që u miratuan ishin:

  1. Miratimet e Procesverbaleve të Seancave Plenare të datës 16.12.2022 dhe 19.12. 2022.
  2. Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.313, datë 30.11. 2022 “Për miratimin e programit që përcakton listën e prokurorëve për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional përgjatë vitit 2023”.
  3. Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.316, datë 02.12. 2022 “Për miratimin e planifikimit tremujor të vlerësimit etik dhe profesional  individual të 20 (njëzet) prokurorëve, përgjatë vitit 2023”.
  4. Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.317, datë 02.12. 2022 “Për caktimin me short të relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit të prokurorëve”. Konkretisht prokurorët e shortuar që do të vlerësohen, relatorët dhe këshilltarët ligjorë janë;

-Mediana Meta / Ledina Riza / Erion Pano

-Albiona Papajani / Nurihan Seiti / Arian Muça

-Erida Visoçi / Ledina Riza / Vitjuna Mata

-Francesk Ganaj / Zeqir Hoda / Artur Cara

-Odeta Todorushi / Zeqir Hoda / Artur Cara

-Eljiora Elezi / Nurihan Seiti / Erion Pano

  • Vendimet për Miratimin e “Raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zotit Dritan Nushi dhe zonjës Mirela Zavalani”
  • Vendimet “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokurorëve Elida Hoxhaj dhe Elion Mustafaj kandidatë për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
  • Vendimi “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokurorit Kledian Llaho, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.
  • Vendimet “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve Julian Çafka dhe Asllan Barjamaj, respektivisht në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Përmet.”
  • Vendimet  “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit Kledian Llaho, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë” dhe “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.””
  • Vendimet “Për caktimin e përkohshëm të prokuroreve Irena Çunoti dhe Elidjana Kasa,  respektivisht në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe Tiranë.”
  • Vendimet “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve Moisi Duda dhe Lazër Çardaku, respektivisht në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe Shkodër.”
  • Vendimi , “Mbi hedhjen e shortit për caktimin e relatorit për vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë” ku shorti përzgjodhi relator anëtarin e Komisionit të Karrierës z.Bujar Sheshi.
  • Vendimi, “Për caktimin në pozicionin e prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z.Gazmend Frëngu, shpallur me Vendimin Nr.299, datë 10.11. 2022, sipas procedurës së transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele”.
  • Vendimi , “Për pezullimin e procedurës disiplinore ndaj magjistratit L.M”.
  • Vendimi, “Për caktimin e datës së seancës dëgjimore në procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit E.K” data e kësaj seance u caktua 30.01.2023 ora 12.00.
  • Vendimi mbi Miratimin i fillimit të procedurës për ristrukturimin e institucionit të KLP-së.