NJOFTIM PËR MEDIA
MBI VENDIMET E MIRATUARA NË SEANCËN PLENARE TË DATËS 30.01.2023,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilloi ditën e hënë më 30.01.2022, seancën plenare të radhës, në prani të të gjithë anëtarëve të Këshillit, si dhe të ftuarëve përfaqësues nga programi OPDAT.
Në zbatim të rendit të ditës të parashikuar në axhendë, mbledhja ka nisur me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 16.01.2023.
Më pas, Këshilli me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës miratoi vendimet:

  1. “Për transferimin e përhershëm të prokurorëve nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë , për shkak ristrukturimi”;
  2. “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të zotit Mihallaq Bleta”;
  3. “Për deklarimin e mbarimit të statusit, të zotit Besnik Cengu”;
  4. “Mbi përcaktimin e numrit të kandidatëve për magjistrat të profilit prokuror në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024”; (ku u caktua që numri maksimal i kandidatëve të jetë 40 (dyzetë));
  5. “Për plotësimin e kushteve të kandidimit në procedurën e lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”;
  6. “Për caktimin e përkohshëm të një prokurori, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”;
  7. “Për caktimin në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”;
  8. “Për shpalljen e procedurës së komandimit për pozicionin Këshilltar Ligjor (Prokuror) në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”.

Gjithashtu, Këshilli me propozim të Komisionit Disiplinor, miratoi projektvendimin për caktimin e masës disiplinore ndaj një magjistrati, sipas kërkesës së paraqitur nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në Këshill u diskutuan edhe disa çështje të parashikuara në rendin e ditës konkretisht:

  • Mbi dhënien e opinionit mbi propozimin “Për disa ndryshime të ligjit Nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”” të ndryshuar, të paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ku u konkludua qëndrimi i Këshillit i cili, do të paraqitet nëpërmjet shkresës zyrtare.
  • Diskutim mbi pjesëmarrjen e përfaqësuesëve ligjorë të Njësisë së Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, në çështjet gjyqësore në të cilat Këshilli i Lartë i Prokurorisë është thirrur nga gjykata si person i tretë, i interesuar ku u konkludua që, institucioni të referojë qëndrimin e tij me shkrim dhe të mos angazhojë nëpunësit në vijim në ndjekjen gjyqësore të çështjes.
  • Diskutim mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.35, datë 22.11.2022, botuar në Fletoren Zyrtare Nr.3, datë 09.01.2023, ku u konkludua që, institucioni t’i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me përllogaritjet specifike të pagës së magjistratit.