Filloj veprimtarinë Prokuroria e vetme e Apelit pranë Gjykatës së
Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot në datën 01 shkurt 2023, në zbatim të Hartës së Re Gjyqësore të miratuar për sistemin gjyqësor, së bashku me Gjykatën e Apelit Tiranë, filloj zyrtarisht nga aktiviteti edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Në këtë mënyrë u suprimuan duke u riorganizuar, zyrat e Prokurorive të Apelit në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm. Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershmë për këtë strukturë. Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë z.Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.
Me rastin e fillimit të veprimtarisë, sot në ambjentet e Prokurorisë u zhvillua një ceremoni ku morën pjesë Kryetari i Këshillit z.Alfred Balla, Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP, zonja Nurihan Seiti dhe Prokurori i Përgjithshëm zoti Olsian Çela. Ata i uruan suksese strukturës së re dhe ndanë me prokurorët problematikat që ka shkalla e dytë e prokurorisë në vend.