Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë z.Alfred Balla priti në një takim, përfaqësues të programeve të Bashkimit Evropian në fushën e Drejtësisë.
Delegacioni kryesohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Trajnimeve Gjyqësore (EJTN), znj,Ingrid Derveaux dhe kishte në përbërje drejtuesin e “Projektit Western Balkans II”, z.Giovanni Pasqua dhe menaxheren e këtij Projekti, znj.Vanja Tekic.
Në fokus të këtij takimi ishte mbështetja e BE-së për trajnimet vazhduese për prokurorët e Shqipërisë, përmes vendeve anëtare.
Kryetari i Këshillit, zoti Balla e informoi zonjën Derveux, për aktivitetin trajnues e sfidat e institucionit dhe shprehu vlerësimin e falënderimet mbi mbështetjen e BE-së, për sistemin e prokurorisë shqiptare.
Takimi u mbyll me dakordësim për të vazhduar punën mbi përcaktimin e nevojave specifike për trajnime vashduese për prokurorët shqiptarë.
