NJOFTIM PËR MEDIA MBLEDHJA PLENARE 23 SHKURT 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 11 anëtarëve, e në prezencë të përfaqsuesve të Programit OPDAT.

Gjatë seancës u miratuan aktet si më poshtë:

  1. U miratua procesverbali i Seancës Plenare të datës 07.02.2023.
  2. Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.”
  3. “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Genci Mane, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
  4. Vendimet “Për komandimin e 5 (pesë) prokurorëve si Këshilltarë Ligjorë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. Konkretisht u komanduan pranë KLP-së prokurorët: Artur Cara me mandat 1 vjeçar, Gentjan Habazaj, Andi Pogaçe, Armida Moçka dhe Olgert Rumnici me mandat 5 vjeçar.  
  5. U miratua “Raporti për analizimin e aftësisë profesionale të zotit Erjon Shqarri”.
  6. U miratuan relacionet “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokuroreve Ervisa Hyka dhe Suela Beluli, kandidate për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
  7. U paraqit dhe diskutua“Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale”.
  8. U paraqit dhe diskutua “Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Disiplinës”.
  9. U paraqit dhe diskutua “Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës”.
  10. U miratua duke u futur në seancë plenare me 6 vota, vendimi për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nivelin e pagave të magjistratëve.
  11. Miratimi i projekt-aktit “Për ristrukturimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë” u shty për seancën tjetër me kërkesë të anëtarëve.