NJOFTIM PËR MEDIA 21 MARS 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 10 anëtarëve, e në prezencë të përfaqsuesve të Programit OPDAT.
Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare të datës 06.03.2023.
  2. Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Dritan Gripshi, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.”
  3. Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Xhevahir Lita, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
  4. Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Elion Mustafaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje”.
  5. Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Neritan Hoxha, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.
  6. Vendimi “Për refuzimin e vlerësimit etik dhe profesional me kërkesë për vlerësim të përshpejtuar për prokurorët Aida Cakaj dhe Urim Buci”.
  7. Vendimi “Për shpalljen e 7 (shtatë) vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
  8. “Për plotësimin e 5 (pesë) vakancave të përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nëpërmjet procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim”. (Kjo pikë shtyhet për një séancë tjetër të Këshillit )
  9. Vendimi mbi rrezimin e ankeses të prokurorit Ilir Hoxha, ndaj udhëzimit të përgjithshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
  10. Diskutimi për miratimin e relacionit për përcaktimin e rregullave dhe arsyet e lejimit të magjistratit të diplomuar për t’u emëruar në vitin pasardhës. (Kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër të Këshillit )