Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 10 anëtarëve, e në prezencë të përfaqsuesve të Programit OPDAT dhe të medias .
Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:
- Procesverbalet e Seancës Plenare të datës 21.03.2023 dhe 24.03.2023
- Miratimi i rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe arsyet e lejimit të
magjistratit të diplomuar për t’u emëruar në vitin pasardhës”.
- Hedhje e shortit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankesave kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Prokurori”. Nga shorti u zgjodh zonja Eloida Goxhi kryetare , zoti Tartar Bazaj dhe zonja Nurihan Seiti antar .
- “Miratimi komenteve dhe të kundërshtimeve ndaj raportit të vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, në vitin akademik 2023-2024”, profili prokuror, të shkollës së magjistraturës”.
- Miratimi i projekt-aktit “Mbi kërkesën për rishikim të Vendimit Nr.76, datë 04.03.2020 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të zotit Besnik Cani”. (Kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër të Këshillit )
- Miratimi i projekt-aktit “Për dhënien e lejes së papaguar për magjistratët prokurorë”.
(Kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër të Këshillit )